U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita “Piktorët Ulqinakë në Tiranë”.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Drejtoresha e Shtëpisë Botuese “Toena”, znj.Irena Toçi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, artisti dhe kritiku i artit, z. Abaz Hado, Prof. Dr. Josif Papagjoni, kritik arti, Nënkryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, znj.Vasilika Hysi, Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu dhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri z. Sylë Ukshini.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Është një kënaqësi e madhe t’ju kemi sot këtu në këtë ekspozitë, ku më kanë befasuar pikturat me përshkrimin, ndërtimin dhe ndërthurjen e ngjyrave, të cilat shprehin dhe na paraqesin artin ulqinak dhe qytetin e Ulqinit me karakteristikat e tij”.

Në fjalën e tij z. Abaz Hado tha se: “Arti i piktorëve nga Ulqini është një moment i bukur i shkëmbimit të vlerave tona mbarëkombëtare. Piktorët e Ulqinit nuk sjellin vetëm dritën e qytetit, por dhe një atmosfere moderne piktorike që kërkon subjektet në formë të ritmit dhe dinamikës së objekteve që organizohen në çdo element”.

Prof. Dr. Josif Papagjoni u shpreh se: “Ajo çfarë mund të fiksojë një piktor nga Ulqini janë: qyteti bregdetar me një histori të lashtë, kështjella, tërbimi dhe puthja e valëve mbi shkëmbinj, blerimi i butë dhe lulnajën këndellëse sipër tij, traditat e rrepta shqiptare, baladat dhe gjithë antropologjinë e tij të përvijuar nëpër shtresime kulturore shekullore. Këto piktura janë të punuara mirë dhe detaje”.

Në ekspozitën “Piktorët Ulqinakë në Tiranë” prezantohen me punimet e tyre piktorët nga Ulqini: Bilal Nikeziq, Edin Kapllani, Jozo Koçoviq, Mersiha Resulbegoviq Mavriq, Naser Hasa, Vahida Hasanaga Nimanbegu, si dhe pikturat e piktorëve të ndjerë Gjergj Noc Martini dhe Rudi Goga.

Ekspozita “Piktorët Ulqinakë në Tiranë” u organizua nga Instituti i Librit dhe Promocionit, Muzeu Historik Kombëtar dhe Organizata Turistike Ulqin dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 Mars 2019, në sallën e madhe të ekspozitave pranë Muzeut Historik Kombëtar.

55489207_2464925943570164_1543832424113242112_o 53071305_2464925863570172_5373830507723227136_o 54521963_2464925816903510_8791513925645500416_n 54420948_2464925680236857_4430921762745614336_o 55460001_2464925626903529_4278383130190020608_o 54522973_2464926276903464_2425790592408616960_o 54521360_2464926200236805_3471101115888566272_o 54522827_2464926140236811_2523172065243037696_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!