“Holokausti; Eklips i arsyes njerëzore”

Nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar, gjimnazi “Ismail Qemali” organizoi aktivitetin me titull “Holokausti; Eklips i arsyes njerëzore”.
Një ndër etapat më të rëndësishme të historisë është dhe do mbetet Holokausti që është fajtor i një numri të madh jetësh të humbura. Prandaj, ja vlen që të kujtohen viktimat por edhe roli i shqiptarëve në këtë histori, në formën e një diskutimi.

Aktivitetin e hapi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili prezantoi shkurtimisht pjesën nga Pavijoni i Luftës Antifashiste Nacionalçlirmtare në Muzeun Historik Kombëtar, këndin dedikuar popullit hebre dhe mbështetjes së shqiptarëve ndaj tyre, në të cilin janë paraqitur lista e partizanëve hebrenjë të vrarë gjatë luftës, të cilëve iu është dhënë statusi “Dëshmor i Atdheut”. “Shembullin e shqiptarëve, që nën kërcënimin e vdekjes arritën të shpëtonin hebrenj, duhet ta lartësojmë duke vijuar në rrugën tonë të ndërtimit të një shoqërie tolerante dhe pa ndasi. Në këtë kontekst, edukimi i brezave të rinj merr vlerë të veçantë. Nuk mund të gjendej një temë më e mirë se kjo, me të cilën të vazhdohet kjo traditë e hapjes së institucionit tonë, e Muzeut Historik Kombëtar, për nxënësit dhe për brezin e ri në tërësi”, përfundoi drejtori Koçi.

Pjesë emocionuese ishte një rrëfim në vetën e parë nga një qytetar hebre që ia doli të shpëtojë nga skëterra naziste e kampeve të përqëndrimit. Më pas, aktiviteti ishte i organizuar në formë diskutimi nëpërmjet tri grupeve të nxënësve. Grupet folën shkurtimisht për ardhjen në pushtet të nazismit, për kampet e përqëndrimit, metodat e vrasjes dhe eksperimentet shkencore, si dhe për rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrejve dhe copëza intervistash të të mbijetuarve.

Edukimi Përmes Kulturës

57585076_2512616252134466_2371817576645787648_o 57484830_2512616192134472_1270943460689444864_o 57358094_2512616092134482_7248814505315008512_o 57257074_2512616012134490_537022468510973952_o 57216650_2512615922134499_3979746881503756288_o 58375605_2512617052134386_1599791166465769472_o 57267603_2512616348801123_7396756797014409216_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!