“Një pasdite në muze” me temë “Vrasja e Avni Rustemit dhe ngjarjet e qershorit të vitit 1924”

➡️ Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës, si dhe në kuadër të 95-vjetorit të vdekjes së Avni Rustemit, Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Vrasja e Avni Rustemit dhe ngjarjet e qershorit të vitit 1924″.

➡️ Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare.

➡️ Për të folur rreth figurës dhe fakteve historike për Avni Rustemin ishin të pranishëm:

Dr. Albana Mema, studiuese shkencore pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike
Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

➡️ Këtë aktivitet e ndoqi edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Sylë Ukshini, i cili u tregoi të rinjve se figura të tilla si Avni Rustemi kanë qenë model dhe burim frymëzimi për shqiptarët e Kosovës.

➡️ Nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë ishin të pranishëm në këtë aktivitet duke dëgjuar me vëmendje referuesit dhe duke marrë pjesë në këtë bashkëbisedim.

👉 Muzeu Historik Kombëtar organizon këtë takim shkencor-social me një natyrë periodike, për të përkujtuar figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe europiane që kanë shkruar dhe kanë kontribuar për evidentimin e vlerave kulturore.

57989060_2520933277969430_5334364839219298304_o 58374573_2520933177969440_3029387845736333312_o 57584244_2520933081302783_736700888285970432_o 57821671_2520933531302738_7789107363788619776_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!