U Organizua Samiti i 1-rë Kombëtar të të Rinjve në Shqipëri: Perspektiva të reja për pjesëmarrjen dhe fuqizimin e të rinjve!

Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri (ANYN) rrjeti kryesor i të rinjve në mbarë vendin, në bashkëpunim me Child and Youth Policy Hub Albania dhe Aleancën Kombëtar të Studentëve – AKS, organizuan sot, në Hollin Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar, Samitin e 1-rë Kombëtar të të Rinjve në Shqipëri: Perspektiva të reja për pjesëmarrjen dhe fuqizimin e të rinjve!
➡️ Si qëllim kryesor ky samit kishte angazhimin në dialog të të rinjve, qeverisë, institucioneve dhe pushtetit qëndror dhe lokal për gjetjen e zgjidhjeve praktike që përmirësojnë adresimin e sfidave më të mëdha të të rinjve në vend.
➡️ Eventi u mbaj në kuadër të Javës Rinore Evropiane 2019, organizuar nga Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Arsim, Rini, Sport dhe Kulturë, në partneritet të ngushtë me Parlamentin Evropian.
➡️ Të ftuarit e nderit në këtë samit ishin:
Znj. Elva Margariti- Ministre e Kulturës
Znj. Vasilika Hysi- Nën Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë
Z. Brian Williams – Përfaqësues i përhershëm i Kombeve Të Bashkuara në Shqipëri
Një përshëndetje mjaft shprësëdhënëse (me video mesazh) na dhuroi dhe z. Knut Fleckenstein – Raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.
👉 Moderatori i eventit ishte z. Altin Hazizaj.
➡️ Fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Margariti, e startoi me një shprehje të të madhit Konica:
“Një popull që është i paaftë të afirmojë vitalitetin e vet, është në rrugë të pashmangshme tatëpjete”.

➡️ “Një nga natyrat më kontroversale që ka njohur historia e letrave dhe diplomacisë shqiptare, na jep sot një këshillë të mençur: të afirmojmë vitalitetin e popullit tonë. Dhe kjo gjendet pa dyshim tek të rinjtë. Vetë ky samit e dëshmon këtë. Problemet me të cilat hasen të rinjtë janë të shumta, janë reale. Ata kanë nevojë për zgjidhje imediate, sot, por, për nga vetë natyra që ka Ministria e Kulturës, për nga misioni që mbart ky institucion, vizioni duhet të jetë më largpamës. Përveç nismave konkrete, që lidhen me punën e përditshme, Ministria e Kulturës, viteve të fundit ka hartuar politika të tilla, që synojnë edhe Shqipërinë e së ardhmes. Ju sjell në vëmendje Programin Kombëtar “Edukimi përmes Kulturës”, i cili synon pikërisht moshat e reja, duke i qasur ato pranë kulturës dhe artit. Ne besojmë fort se atje ku ka kulturë dhe arsim, ka më pak vend për kriminalitet, ka më tepër siguri, ka më tepër zhvillim. Të edukohemi se cila është e bukura e të qënit shqiptar. E bukura e të qënit shqiptar në Evropën e madhe…”, përfundoi Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti.

kjdsglkdfhgbdh sfhjsjyjtkjt 59002659_2538490446213713_3874856968317304832_o 59121089_2538490902880334_4200541061312937984_o 59121121_2538491372880287_4758135237760778240_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!