Muzeu Historik Kombëtar pati kënaqësinë të priste sot në ambientet e tij trupa teatrore nga vende të ndryshme të botës në kuadër të Festivalit Botëror të Kukullave.

Pjesëmarrës nga 12 shtete si, Anglia, Belgjika, Spanja, Bullgaria, Egjipti, Tunizia, Italia, Rusia, Gjermania dhe trupa e Kosovës u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore të vendit tonë dhe me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga lashtësia deri në periudhen e regjimit komunist. Të gjithë pjesëmarrësit treguan interes për historinë e vendit tonë dhe patën një kënaqësi dhe kuriozitet të veçantë për objektet e ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.

59701821_2547749615287796_504171036757983232_o 59956790_2547749718621119_3169703946260316160_o 59587970_2547749511954473_4258220681096855552_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!