“Ndalohet të mos prekësh”, rinis projekti që lejon fëmijët me probleme shikimi të prekin objektet në Muzeun Historik Kombëtar

“Ndalohet të mos prekësh” është një bashkëpunim midis Muzeu Historik Kombëtar dhe Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, me qëllimin e promovimit të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shikim, të integrimit në shoqëri të tyre, si dhe të mbështesë personat me aftësi të kufizuara për të pasur akses në të gjitha sferat e jetës, si në qendrat kulturore ashtu dhe në qendra të tjera publike.

Veprimtaria “Ndalohet të mos prekësh” konsiston në vizitat e planifikuara nëpër pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar nga ana e nxënësve më aftësi të kufizuar në shikim. Nxënësit e Institutit “Ramazan Kabashi”, të pajisur me doreza të dhënë nga punonjësit e Muzeut Historik Kombëtar, mundën të prekin objektet e paracaktuara, objekte origjinale të ekspozuara nëpër pavijonet e muzeut. Prekja e këtyre objekteve u realizua me ndihmën e punonjësit të muzeut, i cili i udhëhoqi fëmijët përgjatë pavijoneve dhe gjatë prekjes së objeteve duke u dhënë përshkrimin dhe historikun përkatës për çdo objekt. Objektet e paracaktuara për t’u prekur ishin të siguruara, fiksuara, në lartësinë e duhur dhe të sigurta për dëmtime të mundshme.

Muzetë ekzistojnë për njerëzit. Ata njerëz përfshijnë njerëzit me aftësi të kufizuara, familjet dhe miqtë e tyre. Muzeu Historik Kombëtar është mikpritës, i ngrohtë e gjithpërfshirës, i arritshëm dhe pozitiv për njerëzit me aftësi të kufizuara, për ta vizituar dhe për të punuar në të. Tanimë, muzetë bashkëkohore janë kthyer në konceptin e prekjes dhe kanë filluar të shqyrtojnë të gjitha ekspozitat e tyre bazuar tek fakti i të prekurit. Fëmijët me aftësi të kufizuar në shikim arritën të përjetojnë botën me anë të duarve të tyre. Në të njëjtën kohë, aftësia për të prekur dhe për të ndjerë objektet origjinale të caktuara, është një mënyrë e re për të dhënë qytetërimin e lashtë shqiptar.

60484084_2557176251011799_8151641709248249856_o 60304957_2557176044345153_3139926353881595904_n 60558839_2557176164345141_6354576535894097920_o 60343890_2557175977678493_8750447415456169984_o60310276_2557177167678374_769031078512951296_o 60063543_2557176464345111_6583078957933920256_o 60035281_2557176374345120_3614719754205396992_o

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!