Ministrja e Shëndetësisë, Znj. Ogerta Manastirliu priti në një takim zyrtar Ministrin e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Republikës Popullore të Kinës, Z. Ma Xiaowei

Në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit 2018-2020 mes Shqipërisë dhe Kinës, të nënshkruar në Sofie të Bullgarisë, në Korrik 2018, gjatë Samitit 16+1 të vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës, Ministrja e Shëndetësisë, Znj. Ogerta Manastirliu priti në një takim zyrtar Ministrin e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Republikës Popullore të Kinës, Z. Ma Xiaowei. Pjesë e axhendës gjatë vizitës në Shqipëri ishte edhe Muzeu Historik Kombëtar.
Delegacioni i kryesuar nga SH.T.Z. Ma Xiaowei, zhvilloi një rrugëtim në historinë e Shqipërisë të prezantuar në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, duke vlerësuar historinë e popullit shqiptar ndër shekuj. Në fund të vizitës Z. Ma Xiaowei shprehu vlerësimin e tij dhe falenderoi për mikëpritjen.

60813650_2577794268949997_3779059238903480320_o 60772418_2577794345616656_5117058366127996928_o 60715937_2577794452283312_1086234921791389696_o

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!