“Arkeologu i Vogël” pret fëmijët e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”

Të dashur fëmijë, kudo që ndodheni
👉Ejani në Muzeun Historik Kombëtar!
➡️ “Arkeologu i Vogël” ju pret edhe gjatë sezonit veror.
Sot, ishin fëmijët e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” për të mësuar si të zbulojnë objektet e lashtësisë.
➡️ “Arkeologu i vogël” është një projekt, i cili ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç dhe përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri.
➡️ Fëmijët bënë një guidë në Pavijonin e Lashtësisë.
➡️ Më pas vijuan me gërmimet dhe në pëfundim plotësuan fjalëkryqin me fjalë nga arkeologjia dhe vizatuan objekte dhe mozaikë që panë në Pavijonin e Lashtësisë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është, që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërm imeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.

65539390_2657669247629165_2079296193157922816_o 65521780_2657669150962508_2094086797804961792_o 66050219_2657668764295880_9127442009563332608_n 65018540_2657668527629237_6940482221929136128_o 65444698_2657668424295914_419347485656350720_o 65808122_2657668327629257_5470569590889119744_o 66367663_2657669477629142_7810033324923027456_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!