Muzeu Historik Kombëtar, në kuadër të hapjes të ekspozitës lëvizëse “Shqipëria në fokusin e austro-hungarezve” në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, promovoi për studentët dhe qytetarët e Durrësit monografinë “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918”.

👉 Aktiviteti u përshëndet nga Drejtori i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, z. Alban Ramohitaj dhe znj. Dorina Xheraj, pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Durrësit. Prezantimi i monografisë “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918” dhe katalogut të ekspozitës fotografike “Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria 1916-1918” u bë nga Dr. Skënder Bushi, specialist pranë Muzeut Historik Kombëtar.
👉 Botimi i parë që u promovuat ishte monografia “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918”, një punim me 20 kumtesa që përfshijnë kontributet austriake në themelimin e një administrate publike moderne, politika austro-hungareze në rajon, ndikimet në stabilitetin financiar, krijimin Komisisë Letrare, zhvillimet urbane, gërmimet arkeologjike në Apoloni e themelimin e Muzeut Kombëtar etj., i cili u botua një vit pas përfundimit të konferencës. Në konferencën shkencore morën pjesë studiues të shumtë të shkencave të albanologjisë, vendas dhe të huaj si: Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Anila Omari, Prof. Dr. Valentina Duka, Prof. Dr. Luan Perzhita, Prof. Ass. Ledia Dushku, Prof. Dr . Aljula Jubani, Prof. Dr. Beqir Meta, Prof. As. Dr. Izer Maksuti, Prof. Dr. Proletar Hasani, Dr. Dorian Koçi, Dr. Kurt Gostentschnigg, Dr. Ilir Kalemaj, Dr. Marenglen Kasmi, Dr. Rovena Vata, Dr. Tamara Scheer, Dr. Skënder Bushi, Dr. Enriketa Pandelejmoni (Papa), Dr. Gentiana Kera, Dr. Esmeralda Agolli.
👉 Dhe botimi i dytë ishte katalogu i ekspozitës fotografike “Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria 1916-1918” me foto të Shqipërisë së asaj kohe realizuar nga ushtarët dhe regjentët austriake në vendin tonë, hapur në muajin Janar 2018 në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri në Muzeun Historik Kombëtar.

65802342_2663177907078299_8224249136409477120_o 66064679_2663177627078327_1233560898568716288_o 66094870_2663177487078341_3305999978870079488_o 66049847_2663177400411683_6169062437224972288_o 65830723_2663178167078273_2408260434281889792_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!