“Arkeologu i vogël” pret fëmijët e Kampit veror të shkollës jopublike “Faik Konica”

Të dashur fëmijë, kudo që ndodheni
👉Ejani në Muzeun Historik Kombëtar!
➡️ “Arkeologu i Vogël” ju pret edhe gjatë sezonit veror.
Sot, ishin fëmijët e Kampit veror të shkollës jopublike “Faik Konica” në Tiranë për të mësuar si të zbulojnë objektet e lashtësisë.
➡️ “Arkeologu i vogël” është një projekt, i cili ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç dhe përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri.
➡️ Fëmijët bënë një guidë në Pavijonin e Lashtësisë.
➡️ Më pas vijuan me gërmimet dhe në pëfundim plotësuan fjalëkryqin me fjalë nga arkeologjia dhe vizatuan objekte dhe mozaikë që panë në Pavijonin e Lashtësisë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është, që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërm imeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.

66833174_2686907151372041_5203279959149248512_n67295128_2686907004705389_3317691893462073344_n67073242_2686906828038740_2006957497805438976_n 67067233_2686908954705194_8831502106985758720_n 66894600_2686908761371880_8075489241850707968_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!