Muzeu Historik Kombëtar priti sot në ambientet e tij studentë të Shkollës Verore për lidership aktiv dhe media

Muzeu Historik Kombëtar pati kënaqësinë të priste sot në ambientet e tij studentë të Shkollës Verore për lidership aktiv dhe media, e cila ka si qëllim të krijojë një eksperiencë autentike shqiptare për të gjithë pjesëmarrësit që të njihen me mjedisin politik, social e kulturor shqiptar si dhe të përjetojnë eksperienca në vende historike shqiptare.

Në hapjen e aktivitetit ishin të pranishëm: Prof. Ass. Dr. Arsim Sinani, Dr. Hajdi Xhixha, Prof. Dr. Blerim Reka, Prof. Ass. Dr. Blerina Hamzallari dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili referoi mbi temën “Kultura si mjet dhe aset i fortë për politikbërjen dhe qeverisjen” duke vënë theksin mbi prespektivën e të rinjve në këtë fushë si dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke forcuar lidhjet me trungun mëmë, Shqipërinë, përmes njohjes dhe mbrojtjen e saj, identitetin kombëtar.

Studentët më pas vijuan me një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar dhe u njohën me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga pavijoni i antikitetit deri në periudhën e regjimit komunist.

69841087_2777667995629289_8729579028358365184_o 69583132_2777667765629312_2051462567401881600_o69498466_2777681732294582_9044113399138484224_o 69585091_2777681235627965_554934311791362048_o69841087_2777667995629289_8729579028358365184_o 69217554_2777667572295998_77926147156869120_o

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!