Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, priti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Japonisë në Tiranë z.Makoto Ito dhe z. Takashi Hibino, përfaqësues i JICA Balkan Office.

Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me prezantimin e projektit JICA “Greater Tirana Sewerage System Improvement Project” dhe vazhdimi i bashkëpunimeve kulturore midis Japonisë dhe Muzeut Historik Kombëtar. Në takim ishin të pranishëm edhe znj. Hiroko Morikawa – Sektori Ekonomik dhe i Projekteve ne Ambasadën e Japonisë si dhe z. Sokol Konomi – Koordinatori i JICA`s për Shqipërinë

Drejtori Koçi i shprehu gadishmërinë e tij z. Ambasador Ito dhe z. Takashi Hibino se Muzeu Historik Kombëtar do të punojë në thellimin urave të bashkëpunimit kulturor midis dy shteteve.

69710096_2788146317914790_7103465867056250880_o 69571188_2788146207914801_8084148926711595008_o69386136_2788147127914709_1863581757069066240_o 69564634_2788146411248114_3019995014252986368_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!