U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita e rrugëtimit të jetës së Nënë Terezës

U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita me foto në të cilat përshkruhet rrugëtimi i jetës së Nënë Terezës që nga fëmijëria, rinia, përkushtimi ndaj të varfërve e deri në vitet e fundit të jetës
Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë morën pjesë: Zv.Ministrja e Kulturës, znj.Valbona Shujaku, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, si dhe shumë dashamirës të artit.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se është kënaqesi e veçantë që Muzeu Historik Kombetar ka sjellë këtë ekspozitë fotografike të Nënë Terezës me foto origjinale, duke përmendur kontributin e Don Lush Gjergjit në pasurimin e ekspozitës me foto origjinale në të cilat përshkruhet rrugëtimi i jetës së Nënë Terezës.
Zv.Ministrja e Kulturës, znj.Valbona Shujaku u shpreh se pas një bisede me Don Lush Gjergjin, i kish rrëfyer se nëse ajo do ishte një politikane, ne shqiptarët do të ishim edhe më mirë, pasi ajo ishte shumë e vendosur në idetë e saj ku veçonte humanizmi dhe mirësia e saj, ku reflektohet më së miri në këtë ekspozite.

70556202_2794609747268447_4231964949015953408_o 69860049_2794609500601805_8313186218208657408_o 69980225_2794609113935177_3136852368478437376_o69575742_2794610313935057_2554811375620718592_o 69527674_2794609867268435_672222403991961600_o 69861919_2794607707268651_7216150703503310848_o69611624_2794607630601992_6715571419045953536_o 70338840_2794607527268669_3347439940760764416_o 69596298_2794607320602023_6877086481710579712_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!