U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar Edicioni i tretë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit “Self –Portrait”, me kurator Helidon Halitin

U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar Edicioni i tretë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit “Self –Portrait”, me kurator Helidon Halitin, kjo ekspozitë është një event unik që prezanton veprat origjinale të rreth 400 artistëve që vijnë nga më shumë se 60 vende të botës.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë morën pjesë: Zv.Kryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj.Anisa Ruseti, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, z.Abaz Hado, kritik arti, Profesor Skënder Kamberi si dhe kuratori i ekspozitës z.Helidon Haliti.
Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se është një privilegj të kemi për të dytën herë Bienalen Ndërkombetare të Akuarelit, ku reflektohet qartësisht kualiteti, si dhe vlerat artistike të artistëve nga e gjithë bota. Drejtori Koçi pasi falenderoi për bashkëpunimin në çeljen e kësaj ekspozite, uroi suksese të mëtejshme dhe bashkëpunime në aktivitet te tjera artistike e kulturore.
Zv.Kryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj.Anisa Ruseti u shpreh se duhet të ndjehemi mirë që kemi një aktivitet të tillë kulturor dhe artistik në mes të Tiranës, si dhe falenderoi të gjithë artistët të cilët kanë shoqëruar me veprat e tyre dhe u bënë pjesë e kësaj ekspozite.
Kjo ekspozitë është një mundësi e shkëlqyer për të sjellë në Tiranë artistë nga më të mirët dhe për të promovuar pikturën me bojëra uji si dhe për të kthyer kthyer dhe njëherë vëmendjen tek zhanri i artit pamor në Shqipëri. Përgjate aktivitetit u dhanë dhe disa çmime, medalje dhe çertifikata për artistët shqiptarë dhe të huaj.
Ky aktivitetet u bë i mundur falë bashkëpunimit me Shoqatën Kulturore VIZart dhe IWS Albania, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar.

70459545_2825702554159166_5928189169342873600_o 70181099_2825702504159171_8657117690214744064_o 70444869_2825659900830098_8573014035761463296_o71636734_2825659754163446_5352109350573834240_o 71149514_2825659687496786_2346037705466445824_o 70830086_2825659457496809_7968587218090459136_o71499086_2825659370830151_3247779137372291072_o 70534509_2825703950825693_4372177652497252352_o 70987056_2825703814159040_6629090066402639872_o 70713969_2825703624159059_5421859963058257920_o70856410_2825703510825737_2247187620104765440_o 70404021_2825703384159083_6286312119533043712_o 71399774_2825703320825756_5996281671047970816_o 70778299_2825702997492455_5400559867322695680_o71176588_2825702884159133_4069222212899438592_o 70579102_2825702764159145_2935788478153097216_o 71404962_2825702634159158_6212498446511767552_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!