Ditët e Trashëgimisë Evropiane festohen nën temën “Art dhe Argëtim”.

“Ditët e Trashëgimisë Evropiane”, një iniciativë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, janë ngjarjet kulturore më të festuara gjerësisht nga vendet e Evropës. Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe 29 Shtatorit – Ditës Kombëtare të Trashëgimisë organizuan aktivitetin me titull “Art dhe argëtim”. Gjatë këtij aktiviteti u zhvillua një sfilatë me veshje popullore të trevave të Shqipërisë, si të Mirditës, Tiranës, Malësisë së Madhe etj. Po ashtu fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës interpretuan këngë e valle të shumta tradicionale shqiptare.

Nuk mund të mungonte një nga aktivitetet më të sukseshme të Muzeut Historik Kombëtar, ai me titull “Arkeologu i Vogël”. Fëmijët morrën pjesë në zhvillimin e këtij projekti për të mësuar si të zbulojnë objektet e lashtësisë. Fëmijët e QKKF-së vijuan me gërmimet dhe në përfundim, plotësuan fjalëkryqin me fjalë nga arkeologjia e vizatuan objektet e zbuluara.

Aktiviteti i sotëm u pasurua me ekspozitën me vizatime nga fëmijët e talentuar të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, ku paraqiteshin objekte dhe pamje të ndryshme, pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare.

70916815_2835882339807854_7250305004995608576_o 70753396_2835882166474538_1239716699100413952_o 71599882_2835881943141227_4056188812517179392_o70214632_2835881796474575_17247274400743424_n 71821810_2835881636474591_6706862041413451776_o 70830091_2835881479807940_191384021882634240_o 70713300_2835881373141284_1228024496745611264_o 71091683_2835885363140885_6076109651198345216_o70989749_2835884869807601_7521353145436340224_o 71833549_2835884416474313_978647971006513152_o70782354_2835883246474430_90541161889923072_o 70613713_2835883089807779_1185652041620389888_o 71295944_2835882759807812_6206120793739362304_o71032159_2835882626474492_2393360200594620416_n 71208231_2835882479807840_9098087175110524928_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!