“Muzeu lëvizës” shkoi në Shkollën e Përgjithshme Krrabë në Njësinë Administrative Krrabë

Me rastin e 29 Shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore”, Muzeu Historik Kombëtar realizoi projektin “Muzeu lëvizës” dhe shkoi në Shkollën e Përgjithshme Krrabë në Njësinë Administrative Krrabë.
Një autobus i zakonshëm u kthye në një ekspozitë ku nxënësit u njohën me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore. Ekspozita e “Muzeut Lëvizës” përmbante riprodhime nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme historike. Midis tyre nxënësit mundën të gjejnë vazo nga antikiteti, vegla muzikore, kostume popullore etj. Drejtori i shkollës, z. Xhemal Hoxha, e përshëndeti këtë nismë duke thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për nxënësit që banojnë larg qendrës së kryeqytetit për t’u njohur me objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore.
Nxënësit vizituan ekspozitën e improvizuar brenda autobusit dhe u shprehën se kjo mënyrë organizimi ishte ora mësimore që ata do të parapëlqenin.
Ky aktivitet synoi përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e politikave kulturore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës kulturore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Nёpёrmjet këtij projekti synohet që, koleksioni tё bёhet i njohur pёr njё publik mё tё gjerё, pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut, duke përfshirë bashkëpunimin me qytetarët, komunitetin e shoqërinë në ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

71041094_2839771736085581_8318632228150050816_o 70746359_2839771502752271_2077962429718855680_o 71116208_2839771362752285_1627492232351186944_n72303082_2839771232752298_6871153989413502976_n 71116659_2839771096085645_9032585887304646656_n 71102738_2839770796085675_2424440301935394816_n 71321185_2839770676085687_4381883385233014784_n69115156_2839770426085712_8769002172391096320_n 71734751_2839772082752213_8299941166133018624_n 71825235_2839771962752225_2639271074272903168_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!