“Muzeu Lëvizës” shkon në Petrelë

“Muzeu Lëvizës” sot udhëtoi për në Petrelë. Një autobus i zakonshëm u kthye në një ekspozitë ku nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Haki Shehu” u njohën me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore. Ekspozita e “Muzeut Lëvizës” përmbante riprodhime nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme historike. Midis tyre nxënësit mundën të gjejnë vazo nga antikiteti, vegla muzikore, kostume popullore etj. Drejtori i shkollës, z. Endri Hamzai, e përshëndeti këtë nismë duke thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për nxënësit që banojnë larg qendrës së kryeqytetit për t’u njohur me objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore.
Nxënësit vizituan ekspozitën e improvizuar brenda autobusit dhe u shprehën se kjo mënyrë organizimi ishte ora mësimore që ata do të parapëlqenin.
Ky aktivitet synon përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e politikave kulturore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës kulturore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Nёpёrmjet këtij projekti synohet që, koleksioni tё bёhet i njohur pёr njё publik mё tё gjerё, pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut, duke përfshirë bashkëpunimin me qytetarët, komunitetin e shoqërinë në ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

71149512_2848503471879074_3373159197066657792_n 71499818_2848499035212851_1047188652548947968_n 72558917_2848498925212862_5593986159039479808_n 71302005_2848498838546204_7235971208775204864_o71257654_2848490915213663_7987278842748207104_o 71558059_2848490825213672_1605062083475406848_o 71638862_2848490451880376_6356038259293814784_n 71149746_2848490341880387_4994992719811051520_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!