“Vetmia e ëngjëllit – La solitudine dell’Angelo”

Muzeu Historik Kombëtar, Akademia e Torre Carrara dhe Arte Mondadori në Itali ju ftojnë ditën e shtunë, datë 19 Tetor 2019, ora 18.00, të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Vetmia e ëngjëllit – La solitudine dell’Angelo”.

Giammarco Puntelli, autor dhe kritik arti, përzgjodhi 37 prej artistëve më të rëndësishëm dhe të vlerësuar si në Itali ashtu edhe jashtë saj në një temë shumë të veçantë. Vetmia e Engjëllit është gjëndja e artistit bashkëkohor, shpesh i izoluar dhe vetëm në krijimtarinë e tij, një engjëll laik që parashikon mesazhet pasi është i aftë të dijë si të shohë përtej. E gjithë kjo kujton letërsinë dhe kinematografinë e gjysmës së dytë të shekullit të XX mbi reflektimet e intelektualit dhe artistit.
Veprimtaria organizohet me qëllim që të krijohet një urë kulturore dhe institucionale midis Italisë dhe Shqipërisë në fushën e artit. Ekspozita do të përbëhet nga rreth 70 piktura dhe do të qëndrojë e hapur në ambientet e ekspozimit të Muzeut Historik Kombëtar deri më datë 03 Nëntor 2019.

Giammarco Puntelli ka përzgjedhur vepra të Giampaolo Talani, Serafino Valla, Alfonso Borghi, Jucci Ugolotti, Giuseppe Menozzi, Elvino Motti, Guglielmo Spotorno, Emilio Giossi, Gene Pompa, Massimo Ferri, Alessandra Casciotti, Franco Xhondi, Tiziano Calcari, Silvia Caimi, Fiamma Morelli, Claudio Massimi, Emanuela De Franceschi, Vittoria Palazzolo, Franco Carletti, Alessandro Grazi, Claudio Fezza, Antonella Belviso, Fabio Cicuto, Alessandro Trani, Aldo Claudio Medorini, Mafalda Marian, Daniela Rebuzzi, Ivana Vio, Federica Gianfranchi, Stefania Tazzini, Nicolò F. Ricciardi, Annalisa Bonafini, Natascia Marinelli.

Ju mirëpresim ditën e shtunë, datë datë 19 Tetor 2019, ora 18.00, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!