“Muzeu lëvizës” udhëtoi për në Krujë.

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Muzeun Historik dhe Etnografik, Krujë organizoi projektin “Muzeu lëvizës”.
Një autobus i zakonshëm u kthye në një ekspozitë ku nxënësit e shkollës 9-vjeçare Nr.1, Krujë, u njohën me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore. Ekspozita e “Muzeut lëvizës” përmbante riprodhime nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme historike. Midis tyre nxënësit mundën të gjejnë vazo nga antikiteti, vegla muzikore, kostume popullore etj.

Drejtoresha e shkollës, znj.Alma Avllaj, e përshëndeti këtë nismë duke thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për nxënësit që banojnë larg kryeqytetit për t’u njohur me objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore.
Nxënësit vizituan ekspozitën e improvizuar brenda autobusit dhe u shprehën se kjo mënyrë organizimi ishte ora mësimore që ata do të parapëlqenin.

Ky aktivitet synon përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e politikave kulturore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës kulturore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Nёpёrmjet këtij projekti synohet që, koleksioni tё bёhet i njohur pёr njё publik mё tё gjerё, pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut, duke përfshirë bashkëpunimin me qytetarët, komunitetin e shoqërinë në ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Per me shume

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!