“Misioni i paqes në Shqipëri 1913-1914 në perspektivë”

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i ftuar nga drejtori i Institutit Hollandez të Historisë Ushtarake (NIMH) në Hagë, z. Ben Schoenmaker, morri pjesë në simpoziumin kushtuar Major Lodewijk Thomson dhe misionit të tij në Shqipëri në vitet 1913-1914 dhe prezantimi i librit të Z. Joep Zonne me titull “Misioni i paqes në Shqipëri 1913-1914 në perspektivë”, ku folesit dhe te pranishmit reflektuan mbi misionin e paqes nga pala holandeze në Shqipëri në 1913-1914.
Konferenca shkencore u mbajt në datën 25 Tetor në Hagë, Hollandë dhe organizohej nga Instituti Hollandez i Historisë Ushtarake dhe Shtëpia botuese “Skanderbeg Books”. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar referoi rreth temës “Imazhi i Kolonel Thomson-it në kulturën shqiptare”, ku ndau me të pranishmit rëndësinë e kontributit dhe rolit të Kolonel Thompson-it për Shqipërinë dhe Ballkanin në 1914, si dhe ndërveprimet me klasën intelektuale shqiptare në atë kohë.
Simpoziumi u moderua nga Z. Pieter van Os dhe disa nga folësit e tjerë ishin z. Joep Zonne, autori i librit, z. Ben Schoenmaker nga Ministria e Mbrojtjes, Kapiten Dion Landstra – studiues, Ambasadori Bosch, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Hollandë-Shqipëri etj.

73533085_2911176658945088_6197313576751857664_o 73324318_2911176795611741_8213606529572536320_n 73472624_2911176468945107_5726434158650064896_o 73157128_2911176385611782_361397673774809088_o 73495188_2911177358945018_8190084673024557056_o 74687849_2911177032278384_1635354273065730048_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!