“Yjet e Ramicës”

Muaji nëntor është muaji i festave kombëtare. Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut në Muzeun Historik Kombëtar mes studiuesish dhe dashamirës u promovua një libër me vlera historike, “Yjet e Ramicës” i autorit Prof. Dr. Bernard Zotaj.

Fjala e hapjes u bë nga vetë autori i librit, z.Bernard Zotaj, i cili u shpreh se: “Ky libër i kushtohet dëshmorëve në kuadrin e 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut, duke vënë theksin tek populli i fshatit Ramicë në qarkun e Vlorës në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Fshati Ramicë u bë bazë dhe mbështetje e fuqishme e Luftës më të rëndësishme dhe jetike për fatet e shqiptarëve, kontribuoi e dha një ndihmesë të çmueshme”.

Ky libër sjell në memorien tonë historinë e luftës për mbijetesë, përpjekjet për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin kombëtar, e sakrificat e mëdha për liri e mëvetësi. Është historia e heronjve të këtij kombi, historia e dëshmorëve të tij. Kjo është historia e një populli të mbijetuar në mijëra vjet në një mjedis shpesh herë asgjësues, por sakrificat e martirëve të tij është shpërblyer.

74496198_2927581287304625_8088904404696039424_o 74377338_2927581197304634_4623823162214187008_o 74269986_2927581127304641_2707518001527128064_o 75557568_2927581523971268_4179666489462226944_o 73395301_2927581373971283_9115252900967219200_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!