U mbajt konferenca shkencore me temë “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”

Sot, në Muzeun Historik Kombëtar u mbajt konferenca shkencore me temë “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”. Kjo tryezë e përbashkët shkencore e cila do të mbahet në një hapësirë kohore prej tre ditësh përkatësisht në datat 5, 6 dhe 7 nëntor ka për qëllim diskursin në një rrafsh akademiko-shkencor të pasqyrimit të kësaj periudhe historike dhe organizohet nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar
Në ditën e parë të kësaj konference fjalën hapëse të këtij takimi e mbajti historiani dhe akademiku Beqir Meta, i cili përshëndeti të pranishmit duke i përgëzuar për këtë iniciativë në zhvillimin e këtij aktiviteti.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr.Dorian Koçi, pasi falenderoi të pranishmit në këtë aktivitet në emër të institucionit gjithashtu, përgëzoi Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike si iniciatore e kësaj tryeze. Dr.Dorian Koçi në fjalën e tij u ndal në mënyrë të veçantë në rezultatet e luftës dhe rolin e Shqiptarëve në këtë luftë si dhe situatën gjeo-politike të Shqipërisë në atë periudhë.
Në vazhdim të konferencës së ditës së parë referuan Prof. Dr .Sonila Boçi me temë “Tipare të rezistencës shqiptare gjatë viteve 1939-1944”, Prof. Dr. Teki Kurti me temë “Rezistenca shqiptare kundër ushtrive të boshtit dhe marrëdhëniet e saj me anglo-amerikanët” Dr. Marenglen Kasmi referoi rreth temës “Rezistenca shqiptare gjatë pushtimit gjerman 1943-1944’’, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Dr. Ardit Bido referoi temën “Mes unitizmit nacionalizmit, luftës e komunizmit. Roli i fuqive pushtuese dhe i klerikëve shqiptare në çështjen e Kishës Ortodokse Autoqefale gjatë Luftës së Dytë Botërore”, si dhe Prof. Dr. Bernard Zotaj referoi temë “Organizimi ushtarak dhe i prapavijave në zonën operative Vlorë-Gjirokastër”.

74217315_2929592260436861_5152940524373540864_o 76720790_2929592123770208_5337631771733262336_o 75453583_2929592730436814_4331989806717337600_o 74873845_2929592607103493_6162181040623321088_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!