Sot, në Muzeun Historik Kombëtar u mbajt dita e dytë e konferencës shkencore me temë “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”

Kjo tryezë e përbashkët shkencore, e cila filloi punimet e saj ditën e djeshme, ka për qëllim diskursin në një rrafsh akademiko-shkencor të pasqyrimit të kësaj periudhe historike dhe organizohet nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.
Tematika e ditës së sotme ishte “Statusi juridiko-kushtetues i shtetit Shqiptar gjatë pushtimit Italian e Gjerman dhe roli i elitës politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Fjalën hapëse të këtij takimi e mbajti Prof. Dr. Ana Lalaj, e cila përshëndeti të pranishmit duke i përgëzuar për këtë iniciativë në zhvillimin e këtij aktiviteti, si dhe referoi mbi temën “ ‘Bashkimi Personal’ dhe ‘Pavarësia’ nën pushtim vs legjimitetit të shtetit të pavarur shqiptar ”.
Në vazhdim të konferencës së ditës së dytë referuan Prof. Dr. Fatmira Rama me temë “Politika arsimore prioritet i këshillave nacionalçlirimtarë në zonat e lira”, studiuesi Gjet Ndoj referoi rreth temës “Statusi juridiko-kushtetues i shtetit shqiptar gjatë pushtimit gjerman”, Dr. Erind Merkuri referoi temën “Kongresi i Përmetit (24-28 maj 1944). Vendimarrja dhe efektet e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

74472200_2932051296857624_1398965500796469248_n 74285704_2932051210190966_4250587622268731392_n 73472773_2932051423524278_2353433922617999360_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!