Sot, u zhvillua pjesa e tretë dhe përmbyllëse e konferencës shkencore me temë “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”

Kjo tryezë e përbashkët shkencore, e cila filloi punimet e saj ditën e martë, pati si qëllim diskursin në një rrafsh akademiko-shkencor të pasqyrimit të kësaj periudhe historike dhe u organizua nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.
Tematika e ditës së sotme ishte “Shqiptarët dhe Aleatët e Mëdhenj (Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik)”.
Fjalën hapëse e mbajti Prof. Dr. Hamit Kaba, i cili pasi përshëndeti të pranishmit duke i përgëzuar për këtë iniciativë të rëndësishme referoi mbi temën “Shqiptarët dhe projekti Britanik për zbarkim në ballkan”.
Gjithashtu, në ditën e sotme referoi edhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr.Dorian Koçi, mbi temën “Shqipëria dhe aleatët britanikë, 1943-1944, miqësi dhe paragjykime”.
Prof. Dr. Ksenofon Krisafi me temë “Njohja ndërkombetare e regjimit të ri politik në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore”. Prof. Dr. Romeo Gurakuqi me temë “A është njohur regjimi i Enver Hoxhës nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA 1945-1946”, Dr. Jakup Krasniqi me temë “Shqiptarët dhe çështja e bashkimit gjatë Luftës së Dytë Botërore”, si dhe Dr. Sabit Syla me temë “Kosova ndërmjet Fuqive të Boshtit dhe Aleatëve të Mëdhenj Perëndimorë”.
Në përfundim të referimeve kjo konferencë u pasua nga diskutime të hapura ndërmjet të ftuarve dhe të pranishmeve dhe u dhanë konkluzionet e mbylljes së konferencës.

76722712_2934132153316205_3266846782121836544_o 74448084_2934132019982885_1166769093349474304_o 75369097_2934131889982898_4274136103318978560_o 75472916_2934131689982918_2033459395936911360_o 75118173_2934131449982942_4398876706807480320_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!