Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit, gjimnazi “Ismail Qemali”, nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar organizuan aktivitetin me titull “75-vjetori i çlirimit në sytë e të rinjve”.

Pas këndimit të Himnit Kombëtar, gjimnazistët përmblodhën momentet kryesore të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nëpërmjet informacioneve tekst dhe fotografik. Pjesë e aktivitetit ishte debati midis vetë nxënësve, mbi këndvështrimet e kundërta për prirjet kryesore të vlerësimeve të ndryshme për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Pjesë e aktivitetit ishte historiani Beqir Shehu, i cili bëri një panoramë të përgjithshme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare mbi bazën e dëshmitarëve dhe dokumenteve arkivore.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të kësaj shkolle, z. Bekim Murati, falenderoi nxënësit për temën e zgjedhur dhe referimet e nxënësve mbi një nga historitë ku populli shqiptar ishte pjesë në koalicionin antifashist.

Znj. Sonjela Babaliu, specialiste pranë Muzeut Historik Kombëtar, falenderoi pjesëmarrësit në emër të drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi. Midis të tjerash, theksoi se aktiviteti i sotëm çeli një sërë aktivitetesh të muzeut në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Ajo shprehu vlerësim për punën e nxënësve dhe informacionin e sjellë. Muzeu Historik Kombëtar do të jetë gjithmonë i hapur për t’i pritur dhe ndihmuar.

Drejtoresha e gjimnazit “Ismail Qemali”, znj. Rezarta Alla, tha se nxënësit duhet të dalin nga muret e shkollës dhe të japin mesazhe dhe tema të rëndësishme. Duhen evidentuar vlerat e vërteta të popullit shqiptar periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Promotor të këtyre aktiviteteve me natyrë historike kemi pasur gjithmonë Muzeun Historik Kombëtar. Falenderojmë në menyrë të veçantë drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar.

69888015_2950047055058048_7629337775833088000_o 75210189_2950046495058104_2873334486823600128_n 75627540_2950046328391454_6710957576198029312_n 75371664_2950045835058170_2840095000480448512_o76681270_2950045698391517_4702304910635433984_o 74266935_2950047611724659_5607410925431685120_o 75625260_2950047435058010_814447449975291904_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!