“Pena të lirisë -Krijime të autorëve dëshmorë”

Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut në Muzeun Historik Kombëtar mes studiuesish, gazetarësh, diplomatësh dhe dashamirës u promovua një libër me vlera të mëdha historike, “Pena të lirisë -Krijime të autorëve dëshmorë”, botim i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut.

Për të folur mbi këtë libër ishte një panel i zgjedhur, i përbërë nga: Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, Zv.Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Petro Koçi, Prefektja e Tiranës, znj.Suzana Jahollari, Akademiku Moikom Zeqo, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, z.Andi Seferi, dhe Nënkryetari i Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, z. Shaqir Vukaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh: “Të nderuar pjesëmarrës ndihem i privilegjuar të marr pjesë në këtë aktivitet dedikuar poetëve dhe shkrimtarëve tanë dëshmorë që është plejada e rëndësishme që bënë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri. Lufta dhe ata që u përfshinë bënë detyrën kryesore ndaj atdheut duke dhënë jetën, dhe gjithmonë do kenë nderimin, mirënjohjen dhe respektin e popullit shqiptar”.

Nënkryetari i Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, z.Shaqir Vukaj u shpreh se: “Jemi mbledhur sot, për tu përulur përpara dëshmorëve të vendit të cilët luftuan me nder dhe trimëri për çlirimin e vendit, respekti ndaj tyre është detyrë e çdo shqiptari të ndershëm e patriot”.

Ky libër përmbledh autorë dëshmorë të viteve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, si dhe të tjerë të rënë në trojet etnike të hapësirës mbarëshqiptare në përpjekjet e tyre per liri, pavarësi e prosperitet.

Ky aktivitet është një organizim i përbashkët i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut dhe Muzeut Historik Kombëtar.

75569735_2955971644465589_3068429334680174592_o 75446752_2955971564465597_73611362881765376_o 74597422_2955967937799293_8085888345516802048_o73090446_2955967704465983_3238352921108152320_o 75302679_2955971867798900_8328453903527968768_o 74507814_2955971771132243_5992317815665721344_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!