Konferencë shkencore dhe ekspozitë “Miss Mary Edith Durham”

Konferencë shkencore dhe ekspozitë
“Miss Mary Edith Durham”
Me rastin e 75-vjetorit të vdekjes

Më 20 nëntor 2019, Muzeu Historik Kombëtar, si institucioni më i madh i memories kombëtare në vend, me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së Miss Mary Edith Durham organizon një ekspozitë dhe një konferencë shkencore, me pjesëmarrjen e studiuesve të fushave të ndryshme, të cilët me kumtesat e tyre do të sjellim prurje të reja në lidhje me mbresat e udhëtimeve të humanistes së madhe në trojet shqiptare.
Ekspozita “Miss Mary Edith Durham” organizohet me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së “Mbretëreshës së Maleve”, Mary Edith Durham (1863-1944) dhe përmban fotografi dhe skica rë realizuara nga Edith Durhami gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare.
Ekspozita do të çelet në orën 10:00, ndërsa konferenca shkencore do të jetë në orën 11:00 në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar.

Ju mirëpresim!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!