Muzeu Historik Kombëtar çeli sot, ekspozitën “Miss Mary Edith Durham”

Muzeu Historik Kombëtar çeli sot, ekspozitën “Miss Mary Edith Durham” me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së “Mbretëreshës së Maleve” Mary Edith Durham (1863-1944), artiste, shkrimtare e shquar britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antroplogjike rreth jetës së Shqipërisë në fund të shek. XIX dhe fillim shekullit XX. Ekspozita përmban fotografi dhe skica të realizuara nga Edith Durhami gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare.

Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se kjo ekspozitë me fotografi nder të figurës së Edith Durham. Ai u ndal në veçanti në rolin dhe kontributin e çmuar të Edith Durham në çështjen shqiptare dhe veprimtarinë e saj të dendur në Shqipëri, ku ajo ndërmori rreth 7 udhëtime në vendin tonë duke lënë pas një histori të tërë në pasqyrimin e jetës se shqiptarëve dhe rolit të tyre në rajonin e Ballkanit dhe kjo ekspozitë është një pasqyrë e qartë e kontributit të Miss Edith Durham si një pjesë e pandashme e historisë moderne të kombit shqiptar.

“Mary Edith Durham do të mbetet përgjithmonë një kujtim i bukur për shqiptarët, një personalitet i nderuar dhe i dashur, sepse ajo nga dita që shkeli në tokën shqiptare, u mrekullua jo vetëm nga natyra, por edhe nga shpirti e vlerat e shqiptarëve. Ajo u tregua shqiptare me zemër e me shpirt. Kjo është arsyeja pse ne e konsiderojmë atë si bijën tonë dhe i dhamë titullin e lartë “Mbretëresha e Maleve”. Edith Durham është pjesë e historisë së Shqipërisë”, përfundoi drejtori Koçi.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 30 nëntor.

76775123_2969242146471872_1833230219620646912_o 76747329_2969241979805222_2322377538086633472_o 78460022_2969241866471900_1346670464331677696_o 77266275_2969241776471909_655818412060049408_o75625281_2969241699805250_6038587652964352000_o 75625417_2969241619805258_5137076023283679232_o 78050067_2969242446471842_3128852540918071296_o 75553084_2969242253138528_2973985636656087040_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!