U çel sot ekspozita me titull ‘’Shqiptarët në Çeki’’

Në Muzeun Historik Kombëtar u çel sot ekspozita me titull ‘’Shqiptarët në Çeki’’, një bashkëpunim i Ambasadës Çeke në Tiranë, Muzeut Historik Kombëtar dhe fotografit Roland Tasho.

Fjalën hapëse në këtë ekspozitë e mbajti ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, z. Jaroslav Ludva, i cili përshëndeti të pranishmit dhe shprehu kënaqesinë e veçantë për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet. Ai u shpreh se: “Shqipëria dhe Çekia ndajnë një histori të gjatë të marrëdhënieve të tyre dhe kjo jo vetëm në rrafshin diplomatik, por edhe atë social-kulturor. Ky realitet pasqyrohet në mënyrë të dukshme dhe në këtë ekspozitë fotografike me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Çeki duke u bërë pjesë e pandashme e shoqërisë Çeke në fusha të ndryshme”.

Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Shqiptarët duke jetuar në simbiozë me çekët kanë treguar vlerat dhe virtytet më të larta me fisnikërinë e tyre dhe punën dinjitoze në vendin Çek. Ndër ta mund të përmendim artistët: Bledar Zajmi, Egli Prifti, Noela Kapedani, juristët: Altin Kutra dhe Elona Gjini, biznesmenët: Fatmir Hysi, Armand Gurri, Gilberto Jaro, si dhe kampionin e Çekisë në gjimnastikë Alon Hasa.

Në fjalën mbyllëse mjeshtri i fotografisë njëkohësisht dhe bashkëautor i kësaj ekspozite Roland Tasho falenderoi pjesëmarrësit dhe shprehu kënaqesinë e veçantë si kontributor në këtë ekspozitë duke shtuar se këtë mirënjohje e meritojnë personazhet e fotografive, sepse ndonëse kanë emigruar në një vend të huaj janë të suksesshëm në profesionet e tyre dhe i japin një ndikim më të mirë imazhit të vendit tonë nëpër botë.

78267744_2972563762806377_2488433274536329216_o 77273458_2972557749473645_7086472438107602944_o 78308075_2972557629473657_8852162750810423296_o 76926411_2972557536140333_4481931723520606208_o74615526_2972557242807029_2054604301619167232_o 76693259_2972557089473711_3700522570735419392_o 75625408_2972556996140387_3180949987412410368_o 77252714_2972556889473731_8995899092706000896_o 76693338_2972563872806366_3140947671334780928_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!