Muzeu Historik Kombëtar vazhdon me aktivitetete edukative-argëtuese me fëmijët e familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Muzeu Historik Kombëtar shkoi aty ku ndodhen fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Për të kthyer sado pak buzëqeshjen fëmijëve që ndodhen në hotel “Fafa” në Golem, por edhe të gjithëve banorëve aty, Muzeu Historik Kombëtar prezantoi projektet “Muzeu Lëvizës” dhe “Arkeologu i vogël”.
Fëmijët kaluan disa orë duke u njohur me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet ekspozitës me objektet e riprodhuara. Po ashtu, ata patën mundësinë të ishin arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike shqiptare. Gjatë këtyre aktiviteteve, fëmijët kryen dhe vizatime, ngjyrosje, forma me plastelinë etj.
Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, Muzeu Historik Kombëtar mundi të largojë sado pak trishtimin nga sytë e fëmijëve.

78882525_3010586075670812_5168589302141026304_n 78847611_3010585959004157_928826466337030144_o 78826700_3010565822339504_6414712980050542592_n 79320080_3010602105669209_988544219901591552_o 80011686_3010601785669241_7628834792213053440_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!