Muzeu Historik Kombëtar vazhdon me aktivitetet edukative-argëtuese me fëmijët e familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Muzeu Historik Kombëtar shkoi aty ku ndodhen fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Për të kthyer sado pak buzëqeshjen fëmijëve që ndodhen në hotel “Casa” në Durrës, por edhe të gjithëve banorëve aty, Muzeu Historik Kombëtar prezantoi projektet “Muzeu Lëvizës” dhe “Arkeologu i vogël”.
Fëmijët kaluan disa orë duke u njohur me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet ekspozitës me objektet e riprodhuara. Po ashtu, ata patën mundësinë të ishin arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike shqiptare. Gjatë këtyre aktiviteteve, fëmijët kryen dhe vizatime, ngjyrosje, forma me plastelinë etj.
Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, Muzeu Historik Kombëtar mundi të largojë sado pak trishtimin nga sytë e fëmijëve.

76933183_3015318578530895_2558089646848344064_n 79715343_3015318191864267_6570986314303275008_o 79276732_3015305538532199_1010215370746757120_n 78863207_3015318798530873_7577422560506150912_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!