U hap ekspozita fotografike “Bauhaus

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar me rastin e 100-vjetorit të “Weimarer Bauhaus” Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar përmbyllën ekspozitën fotografike me subjekt arkitekturën, me autor fotografin berlinez Jean Molitor.
Fjalën hapëse në këtë ekspozitë e mbajti Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, z.Peter Zingraf, i cili, pasi shprehu ngushëllimet dhe në emër të vendit të tij për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, u shpreh se kjo ekspozitë me fotografi synoi të hidhte dritë mbi aspektet e arkitekturës moderne në aspekte nga më të ndryshmet dhe se kjo ekspozitë pasqyron komplekset e ndryshme te gjithë gamës së ndërtimeve moderne.

Në fjalën e tij Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se kjo ekspozitë synoi të përcjellë kulturën arkitetkturore gjermane dhe eksperiencën 100-vjeçare “Bauhaus” në fushën arkitektonike të ndërtimit për publikun shqiptar por edhe për studentet e arkitekturës në veçanti duke dhënë kështu shëmbullin se dhe kultura arkitekturore është një fenomen që bashkon vendet e ndryshme kudo në botë.

78721836_3017350114994408_1746035391305089024_o 78796979_3017350011661085_3659228435869335552_o 79688970_3017349911661095_8402296352830128128_o 78829442_3017350401661046_6252447771282898944_o 79781127_3017350221661064_6408573775272476672_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!