“Të zhdukur në diktaturë. E shkuara e pakryer”

Ekspozita “Të zhdukur në diktaturë. E shkuara e pakryer”, vjen si një bashkëpunim dinjitoz i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Aigurimit të Shtetit, Institute of Commission for Missing Persons (ICMP), Institutit për Integrimin e të Përndjekurve, Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, Prokurori i Përgjithshëm, z. Olsian Çela, Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, z. Ulsi Manja, z. Tobias Rüttershoff, përfaqësuesi i Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung dhe përfaqësues të ndyshëm të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Kjo ekspozitë përmban tema të ndryshme në lidhje me të zhdukurit gjatë viteve të diktaturës. Një nga temat interesante është “Për ata që nuk dimë se ku prehen”. Shenjimi i vendeve të kujtesës, takimet me të mbijetuarit nëpër kampet e internimit, mbledhja e dëshmive etj, synon të ndërgjegjësojë këdo.

Parlamenti Europian në shtator të vitit 2019 ka miratuar një rezolutë mbi rëndësinë e kujtesës së përbashkët europiane, duke shprehur respekt për secilën nga viktimat e sistemeve totalitare. Kjo rezolutë thotë se kujtimi i viktimave të regjimeve totalitare ka një rëndësi jetike për unitetin e Europës.
Ajo i dënon krimet e komunizmit, duke i cilësuar ato si ekuivalente me krimet e nazizmit. Shqipëria është e detyruar të përmbushë të gjitha rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, sepse ka vuajtur diktaturën më të egër nga të gjitha vendet komuniste. Në Shqipëri në harkun kohor ndërmjet viteve të diktaturës janë pushkatuar me mijëra njerëz, mijëra të burgosur kanë vdekur nga torturat dhe uria, ndërsa mijëra njerëz të tjerë janë burgosur dhe internuar.

Aktiviteti u mbyll me një poemë të mrekullueshme nga i madhi Mirush Kabashi.

79502267_3020961184633301_7263243529550299136_o 80347743_3020961081299978_2538845315734175744_o 79989480_3020960991299987_8672741226459430912_o 79985589_3020960891299997_6024707890621710336_o79984633_3020960784633341_7551395333570297856_o 78922215_3020960701300016_4768793774631419904_o 79521422_3020960594633360_4171511918525153280_o 79085844_3020960501300036_2466260802223472640_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!