Gjatë vitit 2019 Muzeu Historik Kombëtar ka botuar tre libra nën logon e tij.

“Studime Muzeologjike 9”, qëllimi kryesor i kësaj reviste shkencore tashmë ndërkombëtare në vitin e 9 të botimit është: të stimulojë debatin rreth vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare. Nëpërmjet revistës “Studime Muzeologjike”, Muzeu Historik Kombëtar nxit dhe inkurajon veprimtarinë kërkimore-shkencore në fushën e muzeologjisë, historisë, konservimit dhe restaurimit.
Katalogu “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” shqip-frëngjisht, vjen me përshkrimin e disa prej objekteve më përfaqëuese të Trashëgimisë Kulturore shqiptare të periudhave të ndryshme të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Ky katalog u botua në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Francës në Shqipëri.
Një vit pas përfundimit të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918” që nisi vitin kulturor Austri-Shqipëri në vitin 2018, u botua monografia me 20 kumtesat e kësaj konference, të cilat përfshijnë kontributet austriake në themelimin e një administrate publike moderne, politika austro-hungareze në rajon, ndikimet në stabilitetin financiar, krijimin Komisisë Letrare, zhvillimet urbane, gërmimet arkeologjike në Apoloni, themelimin e Muzeut Historik Kombëtar etj..

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!