Njoftim

Në zbatim të Urdhërit të Ministrit të Kulturës Nr. 715, datë 10.12.2019, nga data 1 Janar 2020 tarifat e hyrjes në muze dhe parqe arkeologjike ndryshojnë:
Bileta në Muzeun Historik Kombëtar bëhet 500 lekë/personi për hyrje individuale dhe 400 lekë/personi për grupet mbi 12 persona.
Fëmijët nën moshën 12 vjeç hyrja falas.
Përfitojnë çmim të reduktuar:
– Studentët e pajisur me kartën e studentit;
– Fëmijët nga mosha 12-18 vjeç;
– Fëmijët me statusin e jetimit;
– Invalidët dhe pensionistët.
Ditët e hyrjeve pa pagesë janë:
– 18 Prill, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve/Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore;
– 18 Maj, Dita Ndërkombëtare e Muzeve;
– 21 Maj, Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim;
– 29 Shtator, Dita Kombëtare e Trashëgimisë/Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore;
– 28 Nëntor, Dita e Pavarësisë (vetëm për shtetasit shqiptar);
– 29 Nëntor, Dita e Çlirimit (vetëm për shtetasit shqiptar);
– E diela e fundit e çdo muaji të vitit (vetëm për shtetasit shqiptar).

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!