Ekspozita me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite” udhëton drejt qytetit të lindjes së Ismail Qemalit, në përkujtim të 101-vjetorit të vdekjes.

Ekspozita është realizuar nga Muzeu Historik Kombëtar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit, gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore, por dhe dallimi si një njeri me ide liberale dhe reformatore.


Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në ambientet e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë përshëndeti Drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Dr. Dorian Koçi, Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë, z. Istref Dobi, si edhe nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Vlorë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!