Vizitorët tregojnë interes për historinë dhe lashtësinë

Numri i vizitorëve në total për vitin 2019 krahasuar me 2018 është rritur me 19.26 %. Pra gjatë viti 2019 ky Muze e ka mirëpritur 72 613 vizitorë.Ndërkohë që numri i vizitorëve të huaj për vitin 2019 krahasuar me 2018 është rritur me 34.56 %. Pra në 2019 janë 44,606 vizitorë të huaj që kanë parë dhe janë njohur nga afër me objektet që ky muze ka.

Studentë, vizitorë të huaj dhe vendas janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar”.

Ndërkohë që sezoni veror vijon të jetë me vizitorë në MHK, ku të huajt duket se kanë jo pak interes për objektet, që janë të ekspozuara. Muzetë historikë kombëtarë janë ndër përçuesit më të rëndësishëm të interpretimit zyrtar të historisë së një vendi, krahas dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit për kombin si dhe për përcjelljen e këtij vetimazhi tek vizitorët dhe në botën e jashtme. Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. 

Per me shume, na vizitoni!

error: Content is protected !!