Sot, kujtojmë vdekjen e Vilhelm Vid (Wilehlm Wied, 26 Mars 1876-18 Prill 1945) Princ gjerman nga një familje protestante, i caktuar nga Fuqitë e Mëdha europiane në tetor 1913 në krye të shtetit shqiptar. Një dërgatë nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit shkoi më 21 Shkurt 1914 në Nojvid (Neuwed), për t’i ofruar zyrtarisht Vilhelm Vidit …
aktiviteteDheNjoftime
“Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, historia e masakrave në 200 fotografi dhe dokumenta
“Terrori serb ishte i planifikuar”. Kështu thotë Fetnete Ramosaj, autore e ekspozitës “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, e cila u çel në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Copëza historie nga lufta trasmetohen përmes 200 fotografive e faksimile dokumentesh. Në emër të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë Prof. Dr. Ismet …
Misionet arkeologjike italo-shqiptare, 100 vjet histori zbulimesh
“Qytete të Lashta dhe peizazhe të Shqipërisë – Njëqind vjet misione arkeologjike italo-shqiptare”. Nën këtë slogan dhe me imazhin e Hyjit Apolon, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, u çel një ekspozitë e organizuar nga Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe Institutin e Arkeologjisë. Në ekspozitë u …
Misionet arkeologjike italo-shqiptare, 100 vjet histori zbulimesh Read More »
77-vjetori i Pushtimit Italian të Shqipërisë
07 PRILL 77-vjetori i Pushtimit Italian të Shqipërisë Shtatëdhjetë e shtatë vjet më parë, në të premten e zezë të 7 Prillit 1939, Shqipëria u sulmua në mënyrën më të pabesë nga Italia Fashiste. Trupat italiane komandoheshin nga gjenerali Alfredo Guzzoni, i cili kishte të gatshme një ushtri prej 40 mijë vetash dhe armatime të …
Pjesë nga thesari i një kombi…
Ikona ”Mbledhja e kryeengjëjve” Ikona “Mbledhja e kryeengjëjve” është pikturuar nga ikonografët Kostandin dhe Athanas Zografi. Mbi ikonë shënohet 25 janar 1786, që është data e realizimit të saj. Ikona e ka prejardhjen nga kisha e Shën Nikollës në Perondi të Beratit. Në ikonë paraqiten kryeengjëjt dhe pas tyre, engjëj të tjerë. Në qendër …
Pjesë nga thesari i një kombi…
Ikona #Shpërfytyrimi Ikona e Shpërfytyrimit është pikturuar nga David Selenica në shek. XVIII. Ajo është sjellë në Muzeun Historik Kombëtar nga kisha e Shën Kollit në Voskopojë. Krishti së bashku me dishepujt Pjetrin, Jakobin e Joanin u ngjitën në malin Tabor, që të faleshin. Në malin Tabor dishepujt panë shpërfytyrimin e Krishtit. Figura qendrore e …
Ditet E Albanologjise
Në kuadër të edicionit të gjashtë të veprimtarive “Ditët e Albanologjisë” organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Muzeu Historik Kombëtar u mbajt sot, në ambientet e muzeut, konferenca shkencore “Nga komunizmi drejt demokracisë: tranzicioni shqiptar”, ku drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z.Melsi Labi mbajti kumtesën “Situata në Ballkan në fund të viteve ’80 të …