Ekspozita është realizuar nga Muzeu Historik Kombëtar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit, gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore, por dhe dallimi si një njeri me ide liberale dhe reformatore.
Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në ambientet e Muzeut Kombëtar të
Pavarësisë në Vlorë përshëndeti Drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Dr. Dorian
Koçi, Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë, z. Istref Dobi, si edhe
nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Vlorë.

