Njoftime

Njoftim

Në zbatim të Urdhërit të Ministrit të Kulturës Nr. 715, datë 10.12.2019, nga data 1 Janar 2020 tarifat e hyrjes në muze dhe parqe arkeologjike ndryshojnë: Bileta në Muzeun Historik Kombëtar bëhet 500 lekë/personi për hyrje individuale dhe 400 lekë/personi për grupet mbi 12 persona. Fëmijët nën moshën 12 vjeç hyrja falas. Përfitojnë çmim të …

Njoftim Read More »

Muzeu Historik Kombëtar ju uron Gëzuar 2020!

 Faleminderit gjithë miqve dhe dashamirësve të muzeut për mbështetjen dhe bashkëpunimet e suksesshme! Qoftë një vit i mbarë, ëndrrash të realizuara e projektesh të reja!

Gjatë vitit 2019 Muzeu Historik Kombëtar ka botuar tre libra nën logon e tij.

“Studime Muzeologjike 9”, qëllimi kryesor i kësaj reviste shkencore tashmë ndërkombëtare në vitin e 9 të botimit është: të stimulojë debatin rreth vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare. Nëpërmjet revistës “Studime Muzeologjike”, Muzeu Historik Kombëtar nxit dhe inkurajon veprimtarinë kërkimore-shkencore në fushën e muzeologjisë, historisë, konservimit dhe restaurimit. Katalogu “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” shqip-frëngjisht, vjen …

Gjatë vitit 2019 Muzeu Historik Kombëtar ka botuar tre libra nën logon e tij. Read More »

Pomovimi i librit “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)”

Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Muzeu Historik Kombëtar, më 18 dhjetor 2019, ora 11:00 organizojnë promovimin e librit “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912) të studiuesit Paulin Marku. Promovimi do të bëhet në sallën “Libri Akademik” pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Dr. Paulin Marku bën pjesë në rrethin e miqve të Muzeut …

Pomovimi i librit “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)” Read More »

Ekspozitë fotografike me rastin e 100-vjetorit të “Weimarer Bauhaus“

Me rastin e 100-vjetorit të “Weimarer Bauhaus“ Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar do të përmbyllë sot ekspozitën fotografike me subjekt arkitekturën, me autor fotografin berlinez Jean Molitor. Pamjet e fiksuara në Gjermani dhe në botë hedhin dritë mbi arkitekturën e periudhës moderne në aspekte nga më …

Ekspozitë fotografike me rastin e 100-vjetorit të “Weimarer Bauhaus“ Read More »

Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Muzeut Historik Kombëtar

Sot, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Muzeut Historik Kombëtar, mes znj. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit dhe z. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut. Objekt i marrëveshjes është institucionalizimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit të ndërsjellë, për mbështetjen e kërkimit …

Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Muzeut Historik Kombëtar Read More »

Muzeu Historik Kombëtar solidarizohet me familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Pas tërmetit që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, shumë banorë të qytetit të Durrësit dhe zonave të tjera, pas shpalljes si të pa banueshme të banesave të tyre, janë strehuar në hotel “Bonita”. Mes personave të prekur nga tërmeti ka dhe shumë fëmijë, të cilët pas situatës së krijuar ndodhen në një shok të …

Muzeu Historik Kombëtar solidarizohet me familjet e dëmtuara nga tërmeti. Read More »

Konferencë shkencore dhe ekspozitë “Miss Mary Edith Durham”

Konferencë shkencore dhe ekspozitë “Miss Mary Edith Durham” Me rastin e 75-vjetorit të vdekjes Më 20 nëntor 2019, Muzeu Historik Kombëtar, si institucioni më i madh i memories kombëtare në vend, me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së Miss Mary Edith Durham organizon një ekspozitë dhe një konferencë shkencore, me pjesëmarrjen e studiuesve të fushave …

Konferencë shkencore dhe ekspozitë “Miss Mary Edith Durham” Read More »

Me rastin e festave të nëntorit, vizitorët fëmijë kanë mbushur pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar

Vizitorët fëmijë të kopshteve dhe shkollave të Tiranës dhe qyteteve të tjera kanë mbushur pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Prurja e madhe e tyre ka të bëjë me festat e nëntorit. Në këtë kuadër fëmijët të organizuar nga mësuesit e tyre kërkojnë të njohin më nga afër historinë e Shqipërisë. Së fundi pavijonet e Muzeut …

Me rastin e festave të nëntorit, vizitorët fëmijë kanë mbushur pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar Read More »

“75 vjetori i çlirimit të Shqipërisë”

 Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, më 14 nëntor 2019, ora 11:00, Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i kujtesës historike kombëtare çel një ekspozitë me fotografi, harta dhe armatime, nga vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kësaj epopeje të ndritur të kombit shqiptar. Në ekspozitë do të ketë …

“75 vjetori i çlirimit të Shqipërisë” Read More »

error: Content is protected !!