“Arkeologu i Vogël” viziton shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”

“Arkeologu i Vogël” shkon në ambientet e shkollës.
Sot, Sektori i Programeve Edukative ishte në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë për të mësuar si të zbulojnë objektet e lashtësisë.
“Arkeologu i vogël” është një projekt, i cili ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç dhe përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri.
Më pas fëmijët vijuan me gërmimet dhe në pëfundim plotësuan fjalëkryqin me fjalë nga arkeologjia. Qëllimi i këtij aktiviteti është, që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *