Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z. Dorian Koçi pret Ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, Sh.T. Z. Reinout Vos

Sot, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z. Dorian Koçi priti Ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, Sh.T. Z. Reinout Vos dhe bashkëshorten e tij.Fillimisht u zhvillua një takim me drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, ku u fol për mundësinë e krijimit të urave të bashkëpunimet mes Muzeut Historik Kombëtar dhe muzeve homologë në Hollandë, si edhe për projektet e ardhshme ku Ambasada e Hollandës në vendin tonë do të jetë urë lidhëse për bashkëpunimet e ndërsjellta. Ambasadori Reinout Vos dhe bashkëshortja e tij, të shoqëruar nga Drejtori Koçi dhe stafi i muzeut, u njohën me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga pavijoni i antikitetit deri në periudhën e regjimit komunist. Ambasadori Vos pati një kënaqësi të vërtetë dhe u impresionua shumë nga Muzeu Historik Kombëtar. Gjithashtu falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe premtoi se do të kthehet përsëri në muze.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!