Muzeu Historik Kombëtar dhe Ambasada e Austrisë ju ftojnë të enjten, datë 8 shkurt ora 10:00, në përurimin e librit: “Principata Shqipëri” nga Karl Thopia.

Aktiviteti zhvillohet në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar, në prani të përkthyeses Lindita Komani.
Ky libër trajton gjendjen e Shqipërisë në vitet 1913 – 1914, dhe ndikimin e Fuqive të Mëdha, e veçanërisht të Austro-Hungarisë në Shqipëri. Autori Karl Thopia me shumë gjasa ishte me origjinë shqiptare, por i mirëintegruar në strukturat austro-hungareze.
Muzeu Historik Kombëtar është pjesë e kalendarit të aktiviteteve kulturore të planifikuara gjatë këtij viti, në kuadër të vitit kulturor Shqipëri-Austri, dhe ky është aktiviteti i dytë të cilin e zhvillon Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë në Shqipëri.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!