“Bejka e Bardhë” dhe “Vajza e Valëve”, koncert i rrallë nga grupet polifonike të Himarës dhe Pilurit në Muzeun Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar, Bashkia Himarë dhe Ansambli “Bejkë e Bardhë” organizuan koncertin “Bejka e Bardhë” dhe “Vajza e Valëve”. Këngëtaret më të famshëm të Polifonisë bregase, Ermioni Mërkuri e grupit të Pilurit dhe Katina Beleri e grupit të Himarës nën udhëheqjen artistike të poetit Kristo Çipa, kremtuan 90-vjetorin e regjistrimit të pllakave me Polifoni himariote në Paris dhe 45-vjetorin e këngës së famshme “Tundu Bejkë e bardhë tundu!”.

Aktivitetin e hapi Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili tha se: “Faik Konica, në gazetën e vet Albania, kur do të shkruante për vizitën e Xhorxh Bajronit në Shqipëri në 1809, do të përmendte dhe faktin e mbledhjes së dy këngëve polifonike të transkiptuara dhe me vargjet e tyre. “Lord Bajroni në një ndër udhëtimet e tij në Shqipëri, mblodhi disa këngë shqipe. Jo vetëm i mblodhi, por dinte edhe t’i këndojë. Nga jeta e tij mësojmë se, duke qenë një herë me disa miq në të shëtitur në një anije mbi Rhin të Gjermanisë, u tha miqve: “Daleni, t’ju këndoj një këngë shqipe”. Ky mund të ketë qenë një nga kontaktet e para të këngës labe me botën perëndimore në një tekst të shkruar dhe përpos marshit të njohur Tamburxhi, në Shtegtimet e Child Haroldit përbëjnë dëshmi të rëndësishme të përfaqësimit të kulturës shqiptare në botë. Ato duken se i kanë paraprirë regjistrimit të parë të këngës labe himariote nga Neço Muko, 90 vjet më parë me këngën emblematike tashmë Vajzë e valëve”.
Imzotër lirikë të këngës labe, të vdekur e të gjallë që na vini sot në këtë sallë mes tekstesh të vjetra e të reja e na rrëfeni gazet e vajet, trimëritë e dhembshuritë iu falemi dhe ju falenderojmë sepse përmes këngës labe, kësaj mrekulllie të vlerësuar nga UNESCO, na keni vulosur me shqiptari pashaportën tonë të identitetit kulturor e kombëtar”, përfundoi Dr. Dorian Koçi.

Aktivitetin e përshëndeti edhe Kryetari i Bashkisë Himarë, z.Jorgo Goro, i cili falenderoi Muzeun Historik Kombëtar për bashkëpunimin dhe mundësimin në realizimin e këtij koncerti.

28162313_1849258081803623_2553550419832624182_o 27983164_1849257898470308_6839882792105967681_o 27993044_1849257708470327_8059326966769382685_o 27983514_1849257501803681_3456145946335340192_o 28070442_1849257395137025_3326378521086422714_o 27971874_1849257318470366_288982025788563079_n 27867902_1849257238470374_6101467990072839559_n 28056074_1849257185137046_3228704196323527793_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!