“Arkeologët e vegjël” në Muzeun Historik Kombëtar

Ishin nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë, ata që provuan të ishin arkeologë për një ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Fëmijët pasi bënë një vizitë në pavijonin e arkeologjisë dhe u prezantuan me objektet më të veçanta dhe origjinale që ndodhen në muze vijuan me “gërmimet” e tyre për të gjetur objektet e fshehura. Pasi i zbuluan disa prej fëmijëve pikturuan objektet që kishin gjetur ndërsa të tjerë shprehën përjetimet e tyre rreth këtij aktiviteti, gjithashtu ata plotësuan fjalëkryqin me fjalë nga arkeologjia. Aktiviteti u krye nën kujdesin e Sektorit të Programeve Edukative. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Arkeologu i vogël” që Muzeu Historik Kombëtar organizon me fëmijë të moshave 7-11 vjeç.

19264388_1891056124290485_8664204955812269464_o 29497732_1891056060957158_1796659251409583237_n 28947128_1891055937623837_5243022808105350947_o 28954079_1891056324290465_5532567964081489736_o 28953748_1891056210957143_5125706039223538086_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!