Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu i Bukureshtit organizuan ekspozitën “Hello, my name is Tirana”.

Kjo ekspozitë u çel dje, më datë 20 prill 2018, ora 18.00 në Pallatin Suţu, në Bukuresht. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Rumani, z. Ilir Tepelena, drejtori i Muzeut të Bukureshtit, Prof. Dr. Adrian Majuru, si edhe shumë personalitete të Bashkisë së Bukureshtit dhe artit e kulturës rumune. Gjithashtu ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite e përshëndeti edhe sopranoja dhe Atasheu Kulturor në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Rumani, znj. Arlinda Morava, duke mbajtur koncertin me titull “Parfum de primăvară”, së bashku me Bucharest Ladies Cvintet.
Gjithçka ka të bëjë me një panoramim ku mbizotëron tabloja bardh e zi, nxjerrë nga pelikulat e kohës. Dhe fotoja e parë daton në vitin 1920, pikërisht koha kur nga Kongresi i Lushnjes, Tirana u shpall kryeqyteti i Shqipërisë. Në fakt, prej asaj kohe kanë kaluar 98 vite.
Në kuadrin e shkëmbimeve reciproke, Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu i Bukureshtit kanë organizuar publimikin e një ekspozite të titulluar “Hello, my name is Tirana”. Me pak fjalë mund të thuhet se ekspozita ka si synim në paraqitjen e saj antropologjinë kulturore dhe memorien historike të Tiranës.
“Hello, my name is Tirana” është cilësuar si një ekspozitë e veçantë, e cila nëpërmjet një panorame prej 40 kuadrosh, bën të njohur për këdo, shqiptar e të huaj bashkë, historinë e një kryeqyteti. Por këtë herë kjo vlen më së shumti për qytetarët e Bukureshtit. Publiku i kryeqytetit rumun, por dhe më gjerë se kaq, do ketë mundësinë të njohë aspekte të ndryshme të zhvillimit të qytetit më të madh të shqiptarëve, nëpërmjet pamjeve ku shihet jo vetëm infrastruktura dhe urbanistika në zhvillim, por dhe ana etno-kulturore e një populli.

Ekspozita “Hello, my name is Tirana” me 40 fotografitë e saj në bardh e zi, do të qëndrojë e hapur deri më 13 maj 2018.

31081551_1926119300784167_961484444173074432_o 31113537_1926119190784178_288896276471218176_o 30762827_1926120977450666_4502364304581853184_o 31047176_1926120530784044_8999743621011865600_o 31084185_1926120487450715_4742759576963645440_n 31131338_1926120330784064_2137747025859444736_n 31131267_1926120180784079_5023609936580444160_o 31059597_1926119714117459_8584373915021737984_o 31038169_1926119534117477_1997177380531077120_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!