“Arkeologu i vogël”, fëmijët e kampit veror të shkollës jopublike “Faik Konica” në Tiranë mësojnë të zbulojnë objektet e lashtësisë

“Arkeologu i vogël” vazhdon të gjejë zbatim edhe në ditët e verës. Këtë herë, pjesë e projektit, ishin fëmjët e kampit veror të shkollës jopublike “Faik Konica”, të cilët erdhën në Muzeun Kombëtar për tu angazhuar në projektin e drejtpërdrejtë ku mësohen hapat e parë të punës kërkimore. Të udhëzuar nga specialistet e Muzeut Historik Kombëtar si dhe të mësuesve të tyre, fëmijët gërmuan lehtësisht me lopata të vogla dhe gjetën objektet e fshehura enkas për ta. “Arkeologu i vogël” është një projekt i cili ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç dhe përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri. Projekti “Arkeologu i vogël” synon që të afrojë në ambientet e muzeut fëmijët e të gjithë vendit.

36620358_2029010263828403_1579156481423441920_o 36646355_2029010157161747_8373168013477675008_o 36765348_2029010010495095_76658225566449664_o 36735798_2029009843828445_1360177973268840448_o 36617487_2029010753828354_1641100866293334016_o 36546352_2029010413828388_2677085619909296128_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *