Muzeu Historik Kombëtar dhe Ambasada e Japonisë shumë shpejt do të nisin bashkëpunimet e tyre me realizime projektesh në fushën e artit dhe kulturës. Ishte ky qëllimi përfundimtar, që ngritën për të realizuar në një plan afatshkurtër, Ambasadori i Japonisë z.Makoto Ito dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr.Dorian Koçi. Ambasadori Ito u shpreh me konsideratë të lartë për historinë dhe rëndësinë që përfaqëson Muzeu Historik Kombëtar, si pikë takimi i turistëve nga e gjithë bota, ku patjetër rol të rëndësishëm luajnë edhe turistët japonezë që vizitojnë muzeun. Dr. Koci shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit për të zhvilluar një sërë aktivitetesh, të cilat lidhin historinë dhe kulturën e dy vendeve, secila me individualitetin e saj.

37694813_2063125420416887_3974835895638425600_n

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!