“Lëvizja kombëtare për lexim”

Fushata “Lëvizja kombëtare për lexim” inicuar nga Ministria e Kulturës mbështetet edhe nga Muzeu Historik Kombëtar.
Mbështetja e kësaj fushate synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit.
Në këtë kuadër sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar erdhën nxënësit e klasës së parë të shkollës 9-vjeçare publike “Avni Rustemi” për të lexuar së bashku librin “Lëndina e arushëve” të shkrimtares për fëmijë Rovena Rrozhani. Fëmijët dhe shkrimtarja bashkëbiseduan për librat dhe rëndësinë e leximit për të nxitur edhe më shumë orientimin e brezit të ri drejt librave.
Në përfundim të takimit, nxënësit vizituan edhe disa nga pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.

Per me shume

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!