U çel Ekspozita “Ndërmjet artistit dhe kritikut”

Ekspozita “Ndërmjet artistit dhe kritikut” u çel dje në Muzeun Historik Kombëtar, ku prezantohen për herë të parë, rreth 120 krijime artistike të dy artistëve të mirënjohur, Prof. Andon Kuqali dhe Dr. Abaz Hado, në teknikën e vizatimit, grafikës, linoleum, karbonit, pastelit dhe akuareli. Gjithashtu, u promovua edhe libri “Elemente të kostumit popullor në artin pamor shqiptar” me autor Dr. Abaz Hado.
➡️ Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, z. Andi Seferi, si dhe artistë të shumtë dhe dashamirës të artit.
➡️ Përshëndetën aktivitetin:
Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar
Z. Andi Seferi, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë
Z. Shpëtim Doda, Kuratori i ekspozitës
Z. Pandi Madhi, organizator i ekspozitës
Z. Abaz Hado, autor i ekspozitës

👉 Gjatë kësaj ceremonie skicat e skenografisë të dramës “Vilhem Teli” të Prof. Andon Kuqali iu dhuruan Muzeut Historik Kombëtar.

58375868_2525491140846977_84497271026089984_o 58384019_2525491024180322_3843198966241951744_o 58376596_2525491414180283_5704313320434040832_o58057723_2525491727513585_3026829685905424384_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!